Përfundoi festivali balkanik "Jehona" në Bujanoc, shpalosja e flamurit të Kosovës risia e aktivitetit (foto)
Lokale

Përfundoi festivali balkanik "Jehona" në Bujanoc, shpalosja e flamurit të Kosovës risia e aktivitetit (foto)

04.Oct.2016 10:07
0
Ka përfunduar festivali balkanik me shoqëri nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Bujanoci i cili është zhvilluar në objektin e shtëpisë së kulturës dhe janë bërë prezantime rrugës së qytetit.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, Festivali i parë Ballkanik I Folklorit "Jehona" mbaroj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ju jemi mirënjohës të gjitha ansambleve që na nderuan me programet e tyre”, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturore “Jehona” nga Tërnoci. 

Ata kanë falënderuar edhe profesorit Dilaver Kryeziu duek shpresuar që edhe viteve tjera të valojnë flamujt e shteteve të Ballkanit në Bujanoc. 

Pjesëmarrës në këtë festival ishin Ansambli "Zëri i Kosovës", Fushë Kosovë, Ansambli "Bajram Shabani" Kumanovë, Ansambli "Gjilani" Gjilan , SHKA "Soko"- Bujanoc, SHKA "Presheva Jehon" Preshevë dhe organizatorët SH.K.A. “Jehona” ,Tërnoc.

Sipas vizitorëve ajo që kishte vëmendje gjatë festivalit ishte shpalosja e flamurit të Kosovës pranë shtëpisë së kulturës,  që ishte hera e parë një rast i këtillë./Titulli.com/

 

Të famshëm me video të frikshme, pjesë e grupit në Shqipëri edhe Bunjamini nga Rahovica (video)
Lugina e Preshevës, zona më e militarizuar në Ballkanin Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration